Në përkujtimin e së Lumes Maria Tuci, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra së bashku me arqipeshkëvin kuaditor Giovanni Peragine kremtuan meshën e Shenjtë pranë Kishës së Motrave Stigmatine në Shkodër. Gjatë kësaj meshe morën kushtet e para në jetën rregulltare murgeshat e reja Aurora Hila dhe Luçjana Marku duke iu përkushtuar fesë dhe Zotit në jetën e tyre.
Gjatë meshës së shenjtë arqipeshkëvi Massafra dha edhe disa mesazhe duke thënë se secili duhet të shqyrtojë mirë vendimet që merr në jetë në mënyrë që të mos gabojë.
Kjo meshë që shkoi edhe si lutje për shpirtin e të lumes Maria Tuci e cila u torturua në mënyrë çnjerëzore nga regjimi komunist derisa humbi jetën kur ishte ende një vajzë e re vetëm se kishte vendosur të vishet si murgeshë.