Është mbajtur në Shkodër mesha kushtuar personave të sëmurë, familjeve në nevojë dhe të pamundurve. Arqipeshkëvi I dioqezës Shkodër – Pult, imzot Angelo Massafra kërkoi që të mbështeten më shumë të varferit dhe shtresat në nevojë, ndërsa kërkoi që të mos vriten fëmijët qofshin ato në Ukrainë që rrezikohen nga lufta apo edhe fëmijë të tjerë që jetojnë në vendet e botës së tretë.
Meshën e ndoqën persona të sëmurë dhe anëtarë të institucione të kujdesit të personave me nevoja të veçanta në Shkodër.