Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër është mbajtur mesha e shenjtë në ditën e të sëmurëve. Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv I dioqezës Shkodër – Pult kërkoi që një vëmendje e veçantë në këtë periudhë pandemie t’I kushtohet bluzave të bardha që shërbejnë në kushte ende të vështira.
Më tej, arqipeshkëvi Angelo Massafra kërkoi që të jemi më pranë njerëzve të sëmurë, t’I ndihmojmë ata të kalojnë gjendjet e vështira shëndetësore.