Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra dhe zëvendësuesi i tij në këtë post pas pak muajsh Giovanni Peragine vizituan kampin e projektit “Shpresa” të personave me aftësi të kufizuar që ndodhen në plazhin e Velipojës. Të dy klerikët kaluan disa orë në këtë kamp ku prej vitesh personat me aftësi të kufizuar kalojnë pushimet.

Arqipeshkëvi Massafra u shpreh se shtetit shqiptar nuk jep mbështetjen e duhur për personat me aftësi të kufizuar.

Numri i kërkesave të shtresave në nevojë, mes të cilëve edhe personave me aftësi të kufizuar, sindromën doën, autikë apo edhe të varfër është shtuar shumë në dyert e kishës thotë arqipeshkëvi Massafra.

Në total janë 250 persona me aftësi të kufizuar të cilët çdo tashmë pushojnë në plazhin e Velipojës në kampin e ngritur prej afro 12 vitesh nga projekti “Shpresa”.

Artikulli paraprakPD E AKUZOI SE KA PËRFITUAR PRONA NË VUNO, RAMA PARALAJMËRON PADI: TË PAUDHË DHE SKLLEVËR TË BALLKONIT “NON GRATA”
Artikulli tjetërTURISTË NGA E GJITHË BOTA NË SHKODËR