Në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë në 7 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës në Kuvendin që mban emrin e humanistes shqiptare me famë botërore. Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra tregoi se si gjatë një udhëtimi në Indi, Nënë Terezës i erdhi thirrja nga Zoti për t’i shërbyer të varfërve dhe të sëmurëve.
Nga Kuvendi i Motrave të Nënë Terëzës, arqipeshkëvi Massafra tha se ashtu si Gonxhe Bojaxhi që ia kushtoi jetën Zotit duhet që të veprojnë gjithë të tjerët.
Nënë Tereza është flamuri që ka bërë të njohur Shqipërinë kudo në botë deklaroi imzot Massafra.
Gjatë meshës së shenjtë u kremtuan lutje për të varfërit, të sëmurët dhe gjithë të pamundurit në Shqipëri e kudo në botë, gjë e cila ishte edhe thelbi i misionares Nënë Tereza gjatë gjithë jetës së saj.