Në mesazhin për festën e shenjtë të Pashkëve arqipeshkvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra u shpreh se në këtë atmosferë feste nuk mund të harrohen vuajtjet, luftërat, shkatërrimet, përçarjet apo edhe botën e krimit.
Arqipeshkvi duke uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve i ftoi ata që të vishen me Jezu Krishtin me shpresën që e mira ta mund të keqen. Ngjallja e Jezu Krishtit në natën e Pashkëve është ngjarja më e shënuar në historinë e botës së krishterë dhe kjo festë e shenjë kremtohet në të gjithë botën duke dhënë mesazhe paqeje e bashkimi me njëri-tjetrin.