Pas më shumë se 3 dekadash shërbesë në Shqipëri, Imzot Angelo Massafra përmbyll rrugëtimin e tij si Arqipeshkv në Shkodër.
Ipeshkvi me origjinë arbëreshe u rikthye në Shqipëri në një periudhë të veshtirë ku vendi kishte shumë trazira. Vitet e errëta 1997-1998 I I ka të freskëta në memorie ndërsa thotë që ishte bashkëpunimi mes komuniteteve fetare dhe besimi në zot që mundësoi tejkalimin e asaj situate . Momenti kur u hap fjala për minosjen e kishave dhe xhamiave ishte shumë i vështirë rrëfën Massafra.
Gjatë këtyre 3 dekadave ka pasur momente që nuk do i hiqen nga mendja, ku shumë besimtarë rrezikuan shumë për hir të besimit. Të gjithë popullin shqiptar e vlerëson si popull me zemër të madhe dhe emocionet që I kanë falur gjatë këtyre viteve kanë qenë të jashtëzakonshme.
Përmes ekranit të Star Plus Massafra ka një mesazh për të gjithë besimtarët.