“Shpresoj që në Shqipëri të mos ndodhin sulme terroriste në festën e Pashkëvë ndërsa ftoj autoritetet që të marrin masat përkatëse nëse ka një rrezik të tillë”.
Kjo është përgjigja e arqipeshkvit të Shkodrës Angelo Massafra pas thirrjes që ambasada amerikane i bëri shtetasve të saj në Shqipëri për të shmangur tubimet me shumë njerëz për shkak të mundësisë për ndonjë sulm terrorist. Nga ana tjetër At Nikolla Petani, famullitar i Kishës Ortodokse në Shkodër u shpreh se në Shqipëri mbizotëron tolerenca dhe harmonia ndaj edhe shpreson që të mos ketë asnjë sulm terrorist sepse është koha për të festuar.
Ndryshe nga Tirana, në Shkodër në katedralen e Shën Shtjefnit apo edhe tek kisha ortodokse lëvizja bëhet e lirë ndërsa nuk ka masa të shtuara nga forcat e policisë pas përha pjes së idesë se Shqipëria rrezikohet nga sulmet terroriste gjatë Pashkëve.