Në ditë e Krishtlindjes, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë përcolli edhe disa mesazhe të tjera. Arqipeshkëvi u shpreh se tek shumë njerëz ka humbur shpresa dhe kjo festë e shenjtë le të nxisë për rikthimin e kësaj shprese të humbur.

Gjatë kremtimit arqipeshkëvi duke u nisur nga një rast i fundit i gjakmarrjes u shpreh se kanuni i Lekë Dukagjinit nuk duhet të përdoret më por duhet të qëndrojë thjeshtë si një vlerë historike. Të krishterët kanë vetëm Ungjillin dhe ligjet e shtetit tha arqipeshkëvi. Massafra ka edhe një thirrje tjetër për besimtarët e krishterë.

Star Plus Tv transmetoi drejtpërdrejtë edhe meshën e ditës së Krishtlindjes nga katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër

Artikulli paraprakKRYETARI I BASHKISË DHE PD VIZITA NË ARQIPESHKËVI
Artikulli tjetërTENSIONET NË VERI TË KOSOVËS, DIPLOMATI GJERMAN DREJTUAR KRYEMINISTRES SERBE