Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra në një takim në kuadër të ditës botërore të të drejtave të njeriut tha se një prej gjërave që duhet të përmirësohet edhe në Shqipëri është kujdesi ndaj personave me aftësi të kufizuar ndërsa foli edhe për padrejtësinë sociale.
Ky takim u organizua nga dy shoqatat “Projekti Shpresa” dhe “The Doors of Life Albania”. Dy drejtuesit e këtyre shoqatave folën për Konventën e të Drejtave të Njeriut.
Në përfundim të kësaj konference në ditën botërore të të drejtave të njeriut u kërkua një reformim në të ardhmen për shtresat në nevojë dhe në mënyrë specifike për personat me aftësi të kufizuar si kriter edhe për antarësimin në Bashkimin Europian si dhe të zbatohen ligjet për të drejtat e njeriut.