Arqipeshkvi i Dioqezit Shkoder Pult Imzot Angelo Massafra ka folur ne lidhje me situatën nga zjarret të krijuar në të gjithë vendin. Ai e quan krim kundër natyrës papërgjegjshmërinë e treguar në zjarrëvënien e qëllimshme.

Duke iu referuar disa fjalëve të Shënjtores Nënë Tereza, Imzot Angelo Massafra fton shqiptarët të tergojn më shumë kujdes në mbrojtjen e natyrës.

Aktualisht në të jgithë vendin janë gjashtë vatra zjarri aktive. Në vatrat në Majën e Rrunës dhe një vatër në Malet e Tërbunit në Pukë po ndërhyhet nga ajri për shkak të terrenit të vështirë. Gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Efektivë të FA, të zjarrfikëses, shërbimit pyjor e bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar, duke djegur sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Aktualisht vatra vazhdon me intensitet të ulët dhe strukturat janë në ndjekje të situatës. Në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, zjarri vijon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët.

Ditën e sotme ka filluar përsëri operacioni nga ajri dhe me forcat në terren. Situata është në monitorim. Po ashtu një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë.

Zjarri është shumë larg nga zona e banuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri, ndërsa situata është në ndjekje. Operacioni nga ajri ka vijuar sot edhe në vatrën e ndezur në një sipërfaqe pyjore me shkurre e pisha, në malin e Tërbunit, bashkia Pukë.

Artikulli paraprak6 VATRA AKTIVE NË VEND, MINISTRIA E MBROJTJES: ZJARRET NËN KONTROLL, PO NDËRHYHET NGA AJRI NË MAJËN E RRUNËS DHE NË PUKË
Artikulli tjetërSHKODËR, 48 ZJARRE VETËM 14 DITËT E FUNDIT