Bashkia Malësi e Madhe I ka akorduar sot titullin “Qytetar Nderi”, si dhe disa dhurata simbolike arqipeshkëvit të Shkodrës, imzot Angelo Massafra. Kryetari I bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj u shpreh se ky titull I akordohet për vlerat e larta në aspektin njerëzor dhe kontributin që ka dhën ndër vite për komunitetin malësor.
Imzot Angelo Massafra falenderoi këshillin bashkiak për dhëninen e titullit “Qytetar Nderi”.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari I qarkut Shkodër, Edmond Ndou.
Këshilli bashkiak Malësi e Madhe miratoi vendimin për akordimin “Qytetar Nderi” për imzot Angelo Massafra në mbledhjen e zhvilluar disa ditë më parë.