Në meshën e ditës së sotme pas lindjes së Krishti arqipeshkëvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra dha një mesazh të fortë për mbarë shoqërinë shqiptare duke kërkuar që të sjellin në jetë sa më shumë fëmijë dhe të mos e ulin numrin e fëmijëve të lindur në familje ashtu siç po ndodh në Europë.
Arqipeshkëvi Massafra predikoi edhe për ardhjen e Jezu Krishtit në mesin tonë.
Në predikimin e tij në meshën e shenjtë të ditës së sotme arqipeshkëvi i dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra u përqendrua tek mesazhet ndaj besimtarëve për të patur Hyjin në brendësinë e gjithsecilit.