KRITERET PËR VAZHDIMIN E STUDIMEVE DO TI VENDOSIN UNIVERSITETET.Hiqet nota mesatare 6 për pranimet në master profesional. Në një prej vendimeve të miratuara në Këshillin e Ministrave është parashikuar heqja e këtij kriter i cili ngjalli edhe protesta të studentëve pak ditë mëparë, ndërkohë që është përcaktuar se do të jenë vetë institucionet e arsimit të lartë ato që do të përcaktojnë kriteret e pranimit për studentët në këtë program.

“Studentët që aplikojnë në institucionet publike të arsimit të lartë për të vazhduar studimet në një program studimi të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”/“Master i Arteve të Bukura”, për vitin akademik 2014-2015, përzgjidhen në bazë të kritereve të vendosura nga vetë këto institucione.” thuhet në vendimin e Qeverisë. Po kështu, ky vendim ka parashikuar edhe një rritje të kuotave të pranimit sa i përket masterit profesional. Nga 6393 kuota të parashikuara pak javë më parë, tashmë me vendimin e ri do të jenë 7223 kuota pranimi të ndara në 7073 kuota për pranimet e reja.Ndërkohë që për kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit janë parashikuar 6653 kuota pranimi. Sipas tabelës shtesat shkojnë kryesisht për Universitetin Bujqësor të Tiranës i cili përfiton 650 kuota nga 830 që janë shtuar në total. Ndërkohë që kuotat e tjera shkojnë për Universitetin Politeknik dhe atë të Vlorës. Po kështu, në vendim janë parashikuar edhe tarifat e shkollimit si për programet master profesional ashtu edhe për master shkencor. Sipas të dhënave rezulton se tarifa për kreditet për program të parë shkon nga 1000 deri në 1200. Ndërkohë që tarifa për kreditet për program të dytë studimi shkon 1200 deri në 1400. MAS, Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe institucionet publike të arsimit të lartë do të ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/8C_nmoEzigs?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPAULIN PREKA, “NJË JETË NË SKENË”
Artikulli tjetërKODHELI VIZITË DY DITORE NË SHBA