AZERBAJAXHANI PARTNER, PËR DY VITE NIS GAZIFIKIMI I PLOTË I VENDIT. Brenda 2 viteve përfundon masterplani për gazifikimin e Shqipërisë.

Kjo u bë e ditur nga ministri azerbajxhanas së energjisë, Natig Aliyev, pas firmosjes në Tiranë të marrëveshjes me homolugun, Damian Gjiknuri.“Firmosëm me ministrin një dokument të rëndësishëm. brenda një muaji do të nisim edhe punimet për masterplanin për gazifikimin e Shqipërisë. SOCAR është duke bërë edhe studime fizibiliteti që do shërbejnë për këtë qëllim. Iu siguroj se brenda dy viteve do të përfundojë”- deklaroi ministri i Energjisë së Azerbajxhanit, Aliyev.Ndërkohë ministri Gjiknuri theksoi se “dokumenti ka të bëjë me fillimin e gazifikimit të Shqipërisë. Që do të thotë se edhe Shqipëria do të ketë fitim real nga projekti” Më tej ministri azer, Aliyev foli edhe për projektin e Gazit të Jugut, pjesë e të cilit është edhe TAP. Aliyev shprehu kënaqësinë që ka pasur bashkëpunim për projektin i cili arrin 45 bilion dollarë. Gjithashtu ai theksoi edhe njëherë se SOCAR do të realizojë gazifikimin e Shqipërisë.Në përfundim të konferencës Gjiknuri shprehu kënaqësinë që po investohet për gazifikimin në Shqipëri, pasi është një investim i rrezikshëm. Ndërkohë që ministri azer përfundoi fjalën e tij duke theksuar se Azerbajxhani ka një potencial të madh për të investuar në gjitha sferat e energjisë në Shqipëri.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-SKËNDERBEU, KËRKOHET MBËSHTETJA E TIFOZËVE
Artikulli tjetërOPOZITA, JAVËN TJETËR NË KUVEND