Njoftimi i Policisë:

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Drita, për motive të dobëta, një 20-vjeçar po dhunonte xhaxhain e tij shtetasin P.K., 58 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, shkuan menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë e mundur mos përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat.

Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakDHUNA NDAJ AVOKATIT, SOKOL MËNGJESI ENDE NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE! ASNJË GJURMË NGA 3 AUTORËT NË KËRKIM
Artikulli tjetërOPERACIONI ‘TERRITOR I PASTËR’, ASGJËSOHEN NË POSTRIBË E VELIPOJË, 4621 BIMË DHE FIDANË KANABIS