Depozitimi I materialeve të ndryshme inerte mbi tarracën e shtëpisë është kthyer në një problem të konsiderueshëm për familjen Kiri, më banim në lagjen “Rus” të Shkodrës. Kryefamiljari Shkëlqim Kiri tregon se vetëm pak ditë më parë ka zbuluar materialet të cilat janë depozituar ndër vite nga komshinjtë pasi kanë izoluar tarracat e tyre. Ai tregon se këto materiale janë bërë shkak për krijimin e lagështirës ndërsa pasha e tyre ka dëmtuar edhe ballkonin.
Shkëlqim Kiri ka kërkuar mbështetjen e bashkisë për zgjidhjen e këtij problemi.
Bashkia Shkodër I ka kërkuar pronarit të kësaj banese, të bëjë një leje për pastrimin e tarracës dhe menjëherë pas aprovimit do të merren masat për pastrimin e interteve të depozituara prej vitesh