Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koco Glozheni” në Tiranë, ku ka humbur jetën një 35-vjeçare nga Paskuqani bashkë me foshnjën e saj.

Gruaja me iniciale A.Ç. shkoi mbrëmë në orën 21:00 në maternitet, ndërsa familjarët e saj akuzojnë mjekët për vdekjen e saj dhe të foshnjes. Këta të fundit janë shprehur se gruaja shtatzënë u sorollat nëpër spitale, për shkak të neglizhencës së mjekëve. Mjekët kishin dyshuar për zemrën, pastaj për ftohje, duke mos i dhënë asaj ndihmën e duhur. Si pasojë, vajza e cila ishte në muajin e saj të lindjes vdiq sot në mëngjes bashkë me foshnjen. Rreth orës 21:00 e çuam vajzën më spital, por urgjenca ishte e mbyllur. Pritëm 20 minuta që ajo të hapej, ndërsa pas dy orëve ka ardhur kirurgu. Fillimisht dyshuan për probleme me zemrën, më pas për ftohje. Na sorollatën nëpër spitale. Duam që përgjegjësit , për neglizhencë apo për paditur, të dënohen për këtë vrasje të dyfishtë. Kërkojmë drejtësi, të mos manipulohen provat. Për vdekjen u njoftuam nga policia, mjekët s’kanë thënë pse vdiq. Do i drejtohemi prokurorisë, vdekja erdhi si pasojë e neglizhencës, janë shprehur familjarët e vajzës për News 24. Ndërkohë, dy oficerë të Prokurorisë ndodhen në maternitet për të kryer verifikimet e para.

Artikulli paraprakSHKRELI: JA DETAJET E “JAVËS EVROPIANE TË LËVIZJES”
Artikulli tjetërKRYETARI I PS-së NË SHKODËR JEP DETAJE PËR VIZITËN E RAMËS