Në Shkodër OSHEE ka nisur vendosja e matësave intiligjent në kabina duke zëvendësuar matësit e energjisë elektrike. Drejtori rajonal i OSHEE në Shkodër Armand Zhuka thotë se vendosja e këtyre matësve sinjalizon problemet në kohë reale për çdo 15 minuta si dhe eleminon vjedhjen e energjisë elektrike. Zhuka tregon se shumë shpejt do të nisë instalimi i tyre edhe tek qytetarët që janë abonentë të OSHEE….

Drejtori Zhuka tregon se në Shkodër janë montuar 1259 matësa intiligjent ndërsa në total në kabinat elektrike janë parashikuar 3380 të tillë. Abonentët nuk do të kenë asnjë detyrim u shpreh Zhuka sepse është një investim që mbulohet totalisht nga OSHEE….

Përveç Shkodrës, matësat intiligjent janë duke u instaluar edhe në Durrës dhe Vlorë si tre rajonet më humbjet më të ulta në rrjetin e energjisë elektrike. Pasi të përfundojë montimi i tyre tek abonentët, faturuesit nuk do të dalin më në terren duke u zhvendosur në pozicione të tjera pune brenda OSHEE.

Artikulli paraprakDHËNDRI I TRUMP APLIKIM PËR INVESTIM NË SAZAN, RAMA: KA NDËRTUAR NË DISA ZONA TË UNESCO-S!
Artikulli tjetërBETEJA PËR HEC-in NË THIRRË TË MIRDITËS