Mathew Palmer, është komanduar në postin e zv.ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, në vend të Brian Hyot Yee. Palmer mbante detyrën e drejtorit për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit.
Një ditë më parë, u raportua se Brian Hoyt Yee ka dhënë dorëheqje nga posti i Zv. Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Gjithashtu u raportua se Hoyt Yee për largimin nga posti aktual ka njoftuar edhe kolegët në Departamentin amerikan të Shtetit.