Kanë emocione sepse pas 40 vitesh janë mbledhur të gjithë bashkë për herë të parë.
Koridoret e shkollës e bankat, ashtu si para 40 viteve ngjallin emocion të madh tek të gjithë. Matura e vitit 1976 në shkollën Jordan Misja është ritakuar duke sjellë në mendjen vitet më të bukura të jetës. Eleni Fuko ka ardhur nga Franca për këtë takim ndërsa e ndjente veten të harruar në emigracion. Mësuesja e tyre Terezina Ronkali është krenare për nxënësit e saj që sot pas 40 vitesh i sheh të plotësuar në jetët e tyre. Ish-maturantët e vitit 1976 pas takimit e emocioneve në shkollën e tyre kanë vijuar me aktivitete të tjera argëtuese në një ditë që tashmë do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre ashtu si vitet e rinisë.