Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njofton se kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj. Tashmë, mbi 30 mijë maturantët mund të njihen me notën që kanë marrë në testin e Gjuhës së Huaj. Ministrja Kushi ndan edhe shifra, ku thotë se niveli i kalueshmërisë është 96% dhe rreth 24% e maturantëve kanë marrë notën 10 absolut.

“Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta. Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve. Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standard”, shkruan Kushi.

Ministrja e Arsimit iu uron suksese maturantëve në dy provimet e ardhme, atë të Matematikës dhe lëndës me zgjedhje.

Artikulli paraprakU SULMUA MË THIKË, MBËRRIN NË LEZHË TRUPI I 33- VJEÇARIT
Artikulli tjetërGARA NË PD/ BERISHA, ‘KOKË MË KOKË’ ME BASHËN?