Rreth 28 mijë maturantë do të testohen këtë të hënë për njohuritë e tyre në lëndët Gjuhën Shqipe dhe Letërsi.

Pas provimit të parë të Gjuhës së Huaj i cili u zhvillua vetëm një javë më parë (3 qershor), gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim në lëndën Gjuhë dhe Letërsi.

Testi përmban gjithsej 60 pikë dhe do te zgjase 2 orë e 30 minuta.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook ka uruar të gjithë maturantët që zhvillojnë sot provimin e rëndësishëm të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Artikulli paraprakTEMPERATURA TË LARTA DERI NË 37 GRADË CELCIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË JAVË
Artikulli tjetër“E DININ QË DO FITONIM, POR S’NA PENGUAN DOT”/ MELONI TRIUMFON NË ZGJEDHJET EUROPIANE, MESAZHI I PARË I KRYEMINISTRES ITALIANE: KJO, NATA MË E BUKUR!