Tashmë është publikuar kalendari se kur do të plotësohet formulari A1 dhe A1Z nga maturantët për vitin 2017″>2017.
Duke filluar nga data 25 mars deri në 5 prill të gjithë maturantët do të plotësojnë formularin A1, sipas dative për çdo qytet. Ndërkohë formulari A1Z do të plotësohet nga data 6-10 prill.
Aplikimi për në Universitet
Aplikimi për provimet e Maturës Shtetërore me formularët A1/A1Z, fillon në Portalin Qeveritar e-albania dhe përfundon në portalin e Maturës Shtetërore online. Aplikimi në Portalin Qeveritar e-albania duhet të kryhet në periudhën 15-30 mars 2017″>2017. Aplikimi në Portalin Matura Shtetërore 2017″>2017, do të kryhet në periudhën 25 mars-10 prill 2017″>2017, sipas kalendarit të publikuar nga AKP. Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2016-2017″>2017. Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin. Procesi i plotësimit të Formularit A1 ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.
Formulari plotësohet
Formulari A1Z plotësohet nga: Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2017″>2017 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore. Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të MAS, rezulton se kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime në MSh 2017″>2017, por që duan të vazhdojnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL). Plotësimi online i Formularit A1Z, për kandidatët bëhet në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.
Plotësimi
Kandidatët për të plotësuar formularin A1Z, duhet të paraqesin tek mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga shkolla ku ka dhënë provimet. Vërtetimi, veç gjeneraliteteve duhet të ketë edhe këto të dhëna: Provimet e detyruara dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati, provimet me zgjedhje dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati. Vërtetimi pas përfundimit të aplikimit i bashkëngjitet kopjes së formularit A1Z, që mban shkolla dhe dorëzohet në AKP 5 ditë pas përfundimit të aplikimeve. Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.