Matematika duket se ka qënë një ndër provimet me të vështira të maturantërve për këtë vit.
Në nivel kombëtare, 100 nxënës kanë marrë notën 10, ndërsa 5046 maturanë kanë marrë notën 4, pra notë jo kaluese. Sipas burimeve në Agjencinë Kombëtare të Provimeve, krahasuar me një vit më parë, niveli i mbetësve në këtë testim është 1% më shumë. Përkatësisht nga 11% ngelës të një vit më pare në testin e matematikës, në 2016 ka 12% maturat që nuk kanë marr notë kaluese. Për të patur një përmbledhje të gjithë rezultateve të provimeve të maturës shtetërore, Agjencia kombëtare e Provimeve duhet të përfundoj dhe korigjimin e lëndëve me zgjedhje.