Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar udhëzimin e plotë te maturës shteterore ku përfshihen datat e zhvillimit të pesë provimeve, kohëzgjatja e tyre si dhe struktura e testit.
Specialistja e DAR Shkoder, Frida Bushati, ben te ditur se maturua shteterore per kete vit nuk do te kete asnje ndryshim. Tashme maturantet jane njohur jo vetem me udhezimin e matures, por ne gjimnaze eshte zhvilluar edhe keshillimi i karrieres ku universitetet kane paraqitur kriteret e pranimit.
Provimet e maturanteve nisin në 5 qershor me gjuhën e huaj, ndërsa gjuha shqipe zhvillohet në datën 10. Ndërkohë në 15 qershor është testi i matematikës dhe në 25 qershor provimet me zgjedhje.
Gjithashtu bëhet e ditur se brenda muajit mars maturantët do të plotësojnë formularin e lëndëve me zgjedhje, të cilat i profilizojnë për universitetet që do të ndjekin.
/ Star Plus TV /