Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e testit të gjuhës së huaj. 37 mijë maturantë janë testuar rreth 2 javë më parë.

Rezultatet janë publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Pas përfundimit të provimit të anglishtes ka patur akuza të ndërsjellta për kopje gjatë kohës së testit.

Opozita ka thënë se teza e provimit ka dalë në rrjetet sociale gjatë kohës së provimit.

Nga ana tjetër, ministria e Arsimit ka mohuar akuzat duke thënë se në kohën e qeverisë Berisha kopja dilte nga zyrat e ministrisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, “ARREST ME BURG” PËR 6 TË ARRESTUARIT PËR DROGË
Artikulli tjetërTHETHI, NË DRITË PA DRITA