Maturantët në gjithë Shqipërinë zhvilluan provimin e dytë të maturës shtetërore, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Në Shkodër në këtë provim morën pjesë 1533 maturantë shprehet drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Brisela Kadija.
Provimet e maturës shtetërore janë shumë të rëndësishme shprehet drejtorja Kadija.
Sipas pyetësorëve të ndryshëm shumica e maturantëve do t’i vijojnë studimet e larta në Shqipëri thotë drejtorja Kadija ndërsa tregon edhe degët më të preferuara.
Masat e sigurisë këtë vit përgjatë provimeve të maturës shtetërore janë shtuar në mënyrë që të eleminohen problemet.
Maturantët pas provimit të gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe e letërsisë do të kenë edhe dy provime të tjera atë të matematikës dhe lëndës me zgjedhje.