Rreth 2190 nxënës nga Zyra vendore arsimore Shkodër dhe Vau Dejës iu nënshtruan provimit të lëndës me zgjedhje në 13 qendra provimi. Elira Smakaj, përgjegjëse pranë Zyrës Vendore Arsimore Shkodër tregon se procesi i provimit ëshët zhvilluar pa probleme.

Prej pak ditësh janë bërë publike notat e provimit të parë në gjuhën anglisht, ku mesatarja është nota 8 shprehet përgjegjësja Smakaj teksa tregon edhe për një incident të ndodhur gjatë provimit të matematikës ku një student ëshët përjashtuar.

Provimi I lëndës me zgjedhje mbyll të gjitëh sezonin e provimeve të maturës shtetërore. Gjatë ditëve në vazhdim, psa publikimit të notave të 3 provimeve të maturës, nxënësit janë të lirë të aplikojnë për degën e preferuar të studimit në universitet.

Artikulli paraprakRIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “PIKA ADA- BY PASS”
Artikulli tjetërMATURAT, MBYLLEN PROVIMET