Lënda me zgjedhje është provimi i fundit për maturantet këtë të hënë të 24 qershorit.

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen testit provimit me zgjedhje.

Ata do të paraqiten në 144 qendra të provimit të ngritura në gjithë vendin, për t’iu nënshtruar kontrolleve para nisjes së provimit.

Provimi nis në orën 10 të mëngjesit dhe zgjat për 2 orë e 30 minuta.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u ka uruar suksese të gjithë maturantëve për provimin me zgjedhje.

“Jepni më të mirët tuaj! Shumë sukses”, shprehet Manastirliu.

Deri më tani janë zhvilluar tre provime të Maturës Shtetërore 2024, Gjuha e Huaj; Gjuha Shqipe e Letërsia dhe Matematika.

Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për provimin e Gjuhës së Huaj, tashmë janë bërë publike ku këtë testim e kryen në total 26 616 maturantë.

Artikulli paraprak“KRENARË DHE PASTËRTORË, QË NGA SHKODRA GJER NË VLORË”, RAMA PUBLIKON VIDEON E VEÇANTË: TË PROMOVOJMË SHQIPËRINË E PASTËR
Artikulli tjetërPËSOI HEMORRAGJI CEREBRALE, NDËRRON JETË NË MOSHËN 76-VJEÇARE POETI I NJOHUR SHQIPTAR AGIM DOÇI