Shkolla e mesme mbetët një pjesë një prej pjesëvë më të bukura e jetës së gjithësecilit dhe ndarja prej saj mbyll një kapitull të rëndësishëm, për të filluar një tjetër rrugë me më shumë përgjegjësi.

Shkolla Austriake “Peter Mahringer” ashtu si çdo vit, edhe sivjet festoi mbylljen e vitit shkollor, ku përmes një aktiviteti artistik përcolli maturantët e saj duke u uruar suksese në udhëkryqe të tjera që mund të bien ose jo tangent me të. Me praninë e ambasadorit Austriak Johan Sattler, prindërve e mësuesve, këta nxënës të djeshëm e të rritur të sotëm festuan të gjithë së bashku me këngë, valle e interpretime shqiptaro-austriake.

Në nisje te aktivtetit, ambasadori Sattler tha se kjo shkollë është investimi më i rëndësishëm i Austrisë këto dhjetë vitet e fundit. Shkolla Austriake në Shkodër është një nga 8 shkollat austriake në botë të themeluara nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Grave. 20 nxënësve më të mirë i’u shpërndanë edhe certifikata dhe bursa.

Artikulli paraprak2445 MATURANTË TESTOHEN NË MATEMATIKË
Artikulli tjetër“HIGJENA” NË PRANGA DY PUNONJËS