Maturantët që nuk do të marrin notë kaluese në qershor, do të mund ti nënshtrohen testeve në një tjetër afat.
Lëndët e detyruara dhe me zgjedhje do të zhvillohen në fund të muajt gusht dhe fillim të muajit shtator, ndërsa mund të marrin pjesë edhe maturantët që kanë rezultuar mbetës në provimet e 2019 apo të një viti më parë.
Maturantët që nuk do të marrin notë kaluese në provimet e qershorit do të kenë një mundësi tjetër në sesionin e dytë.
Përmes një udhëzimi, Ministria e Arsimit ka zbardhur datat e provimeve që do të mbahen në gusht dhe shtator.
Më konkretisht, në 27 dhe 30 gusht maturantët do të vlerësojnë njohuritë e gjuhës së huaj si dhe gjuhës shqipe dhe letërsisë, testimi i matematikës do të zhvillohet më 3 shtator ndërsa ai me zgjedhje më 6 shtator.
Sipas udhëzimit në sesionin e dytë do marrin pjesë maturantët ose kandidatët që rezultojnë mbetës në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore të vitit 2019, maturantët që rezultojnë mbetës në një nga provimet në vitin shkollor 2018-2019,
kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mese para vitit 2018 dhe nuk i kanë shlyer provimet si dhe ata që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njësuar dokumentet shkollore nga QSHA-ja.
Provimet do të nisin në orën 10 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta, ndërsa secili testim vlerësohet me 60 pikë.