Benardeta dhe Paola janë dy maturante të shkollës së mesme “Pjetër Meshkalla” në Shkodër të cilat pak muaj përpara se të emigrojnë mbollën nga një ulli në një pjesë malore në Anën e Malit bashkë me nxënës të tjerë të kësaj shkolle. Kjo nisëm u ndërmor në kuadër të mësimeve që nxënësit e “Pjetër Meshkallës” marrin për Ekologjinë dhe Enciklikën e Papa Françeskut “Laudato Si”, një lutje ndaj Zotit për tokën dhe krijesat, e shpallur në maj të 2015-ës nga Ati i Shenjtë pas thellimit të krizave mjedisore në botë. Dy maturantet që objektiv kanë emigrimin, një ditë dëshirojnë të kthehen për të parë pemët e ullirit që mbollën sot.
Mbjellja e pemëve është shumë e rëndësishme thotë Sokol Guri i Federatës së Pyjeve në Shkodër pasi në 10 viteve e fundit mbi 20% e pyjeve tona janë zhveshur nga djegia prej zjarreve dhe erozionit.
Mësuesja e “Pjetër Meshkalles” Çiljeta Daberdaku thotë se objektiv përveç mbrojtjes, ruajtjes dhe zhvillimit të natyrës është edhe kthimi i brezave të rinj në qytetarë të denjë.
Një mesazh të fundit e dha mësuesja Rita Ndoci.
Kjo nisëm mes shkollës “Pjetër Meshkalla” dhe Federatës së Pyjeve po vijon prej dy ditësh ndërsa në të ardhmen do të jetë sipërfaqe të tjera që do mbillen me ullinj dhe pemë të tjera.