Maturantët e gjimnazeve kanë organizuar një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë fill pas provimit të Letërsisë një ditë më parë. Sipas tyre teza ishte me pyetje abstrakte, me shumë tekste dhe jashtë modeleve të paraqitura apo të viteve të tjera. Maturantët thonë se testi i maturës ishte shumë i vështirë dhe tashmë ndihen jo të sigurtë për provimin e radhës.
Maturantët kërkojnë që mos të penalizohen nga provimi i Letërsisë pasi pyetjet logjike nuk kishin lidhje me modelet e mëparshme si dhe kishte pyetje që nuk kishin të bënin me Letërsinë. Ata thonë se ky brez maturantësh është më i traumatizuari.
Po ashtu një tjetër kërkesë e tyre është edhe rivlerësimi për provimin pasi ishte një eksperiment dhe nuk ishte aspak i lehtë siç u premtua. Fakti që maturantët nuk kanë qenë për një kohë të gjatë në bankat e shkollës ia ka vështirësuar situatën për provimet e maturës.
Koha që ata bënë për konsultime përpara provimeve ishte e shkurtër dhe nuk ka shërbyer për të arritur aty ku ata kërkojnë ndaj përmes kësaj proteste pranë Ministrisë së Arsimit presin që diçka të ndryshojë sa i përket provimeve.