Për të gjithë ata maturantë të cilët nuk patën mundësi që të regjistrohen herën e parë për universitet tashmë kanë një mundësi për ta bërë këtë.

Gjatë ditës së sotme është hapur sistemi online i maturës për aplikimet për formularët A1/A1Z.

Specialistja në drejtorinë rajonale të arsimit Morena Tirana tregon se cilët kandidat kanë patur mundësi të aplikojnë A1Z dhe se ku janë drejtuar ata.

Formularin A1Z për të konkuruar në një prej degëve në universitete kanë patur mundësi që ta aplikojnë ata maturantë të cilët herën e parë brenda këtij viti nuk e kanë plotësuar.

Pas plotësimit të formularëve pritet të shihet se sa do jetë numri i tyre që kanë kryer shkollën e mesme vitet e kaluara por nuk kanë konkuruar në universitet apo atyre që këtë vit zgjodhën të mos aplikojnë në sesionin e parë të maturës shtetërore.

 

Artikulli paraprakLEZHË, PROMOVOHET LIBRI “TINGUJT E ZEMRES SIME”
Artikulli tjetërSHKODËR-HANI HOTIT, AKSIDENT POR PA PASOJA NË NJERËZ