Kjo është ndoshta në shikim të parë një miqësi disi e pazakontë: 30-vjeçari Mërgim Mavraj dhe kampioni 18-vjeçar, Salih Özcan.

Një dyshe e përkryer jo vetëm për Këlnin, por edhe në raportet shumë private së bashku. “EXPRESS” takoi mbrojtësin e ekipit kombëtar shqiptar, Mavraj, një nga më të mirët e prapavijës së Këlnit në Bundesliga, dhe mesfushotin e talentuar, Özcan, për një intervistë të përbashkët. I pyetur se si u krijua kjo miqësi Mavraj tregon: “Unë e kuptoj më mirë se në përgjithësi kolegët e tjerë. Më pëlqen të rri dhe t’i mbështes të rinjtë. Nga ana tjetër, Salih është ende shumë i ri, nga ana tjetër, ne kemi gëzuar një edukim të ngjashëm. Ne të dy kemi sfond emigrimi, Salih është “kurdisur” ashtu si unë. Si një lojtar i vjetër, unë e ndiej për detyrë të kujdesem për të dhe ta ndihmoj atë si një profesionist i ri. Unë kam njohur edhe babain e Salih, kur erdhi herën e parë dhe ishte i shqetësuar për të birin. E kam fjalën për momentin kur Salih erdhi në stërvitjen e parë, ishte vetëm 17 vjeç. Kjo periudhë ka qenë një provë vërtetë e madhe për të, për të qëndruar dhe për t’u bërë një profesionist. Salih është modest, pavarësisht talentit të madh që posedon, qëndron me të dyja këmbët në tokë”. Edhe Ozcan vlerëson mbrojtësin e kombëtares shqiptare. “Për mua është qëllim në vetvete ta kaloj kohën time më të mirë me njerëz më të moshuar. Mërgimi dhe unë kemi shumë gjëra të përbashkëta. Unë mendoj se ne jemi rritur në rrethana të ngjashme”. Më pas futbollisti i kombëtares shqiptare ka folur edhe për kontratën e tij që është drejt fundit. “Rinovimi im është në duart e njerëzve të duhur. Po vazhdojnë bisedimet. Te Këlni ndihem shkëlqyeshëm, sepse situata është fantastike. Nuk ka asnjë arsye pse të mos gjejmë gjuhën e përbashkët me klubin në të ardhmen”.

Artikulli paraprak28-ta APO 29-ta, DISKUTOHET NË TONIGHT
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET SHPËRNDARESI I PICAVE NË RRUGËN E PORCELANIT NË TIRANË.URGJENCA VONOHET 30 MINUTA