Mërgim Mavraj tregoi se është në formë të mirë në këtë fillim sezonin. Pas paraqitjeve pozitive me Kombëtaren ai u shfaq bindës edhe në Bundeliga 1.
Mbrojtësi shqiptar i Koln spikati mbi të gjithë në takimin në fushën e Wolfsburg. Mavaraj është bërë pjesë e formacionit të javës të përzgjedhur nga “Sportschau”, që është rubrika sportive e kanalit shtetëror ARD. Mërgim Mavraj iu deshëm pak minuta të ambjentohet dhe më pas sëbashku me Dominique Heintz u kthyen në një shqetësim për sulmuesin kryesor të kundërshtarit Mario Gomez. Në fundin e pjesës së parë Mërgim Mavraj pati edhe mundësinë më të mirë për të shënuar për Koln, por goditja e tij u ndal me vështirësi nga Koen Casteels. Mërgim Mavraj është aktivizuar si titullar në të dy takimet e para të kampionatit me Koln.