Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe kolegu u tij Kreshnik Çollaku kanë marrë sot pjesë në një aktivitet të organizuar nga BE, SHBA dhe KQZ për votën e emigrantëve.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Alibeaj tha se maxhoranca po tenton që të bllokojë me qëllim reformën zgjedhore, për mos t’i dhënë të drejtë vote emigrantëve, apo dhe për të shmangur listat e hapura.

“Duhet që parlamenti t’i garantojë shqiptarëve jashtë Shqipërisë të drejtën e votës. Ka pasur një tentativë të brishtë, por nuk shkoi asnjëherë në fund. Reforma kishte parasysh që do t’i linte KQZ që të bënte rregullat e tjera, por nuk shkoi deri në fund. Ka pasur dhe në Gjykatën Kushtutuese, një ngërç. KQZ duhet ta përmbushë këtë të drejtë të shqiptarëve. Listat e hapura duhet të ishin në këshillat bashkiakë. Dua të kujtoj qëndrimin e maxhorancës kundër. Maxhoranca është ajo që bllokon këtë reformë, nuk ka dhënë zgjidhje për listat e hapura, ndalimet që duet të jenë përgjatë fushatës zgjedhore.

Vota e shqiptarëve është prioritet. Unë përgjigjem për atë që ka kontribuar dhe kontribuon PD. PD dhe ekspertët e saj janë të gatshëm që të draftojnë një kod të ri zgjedhor, që përfshin votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, listat e hapura, votim dhe numërim elektronik dhe një ligj të ri për partitë politike. Nuk është çështje numrash, por maxhoranca nuk i do zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Besoj se ka disa elemente që kanë shtyrë përpara reformën zgjedhore. Një tryezë kombëtare do të ishte zgjidhja më e mirë për këdo.”, tha ai.

Artikulli paraprakKAOS NË PARLAMENT/ DEPUTETËT E OPOZITËS ‘PUSHTOJNË’ KUVENDIN, NUK LEJOJNË NISJEN E SEANCËS PLENARE
Artikulli tjetërBERISHA ZAPTON FOLTOREN NË KUVEND, FUTET LIVE NË FACEBOOK: PUSHO TI ÇUÇI SE DO TË NXJERR JASHTË FARE