Me 79 vota pro të shumicës dhe 13 kundra nga opozita, parlamenti miratoi në sean cën e tij të fundit për këtë session, ligjin e ri për turizmin. Përkundër debateve të shumta gjatë gjithë seancës mes dy kampeve, shumica arriti të finalizojë kalimin e ligjit me forcën e kartonit.

Në përfundim kryeparlamentari Meta u uroi pushimet deputetëve, duke i ftuar ata ti shfrytëzojnë për qetësim deri në nisje të sesionit të ri të hënën e parë të shtatorit. “Faleminderit për punën dhe kontributin gjatë seancës së sotme dhe gjatë gjithë këtij sesioni. Ju uroj pushime të mbara, të qetësohemi të gjithë, të reflektojmë dhe me energji të reja pozitive të fillojmë të hënën e parë të shtatorit sesionin e ri”- u shpreh kryeparlamentari Meta.

Artikulli paraprakVELIPOJA, DYNDET NGA PUSHUESIT POR KA ENDE PROBLEME
Artikulli tjetërASNJË INVESTIM NË KURRIZ TË MJEDISIT