Prej një muaji bregdetet Shqiptare janë mbipopulluar nga pushues vendas e të huaj, e për të ruajtur rendin e sigurinë në këto zona, por edhe në ato malore,
Policia e Shtetit ka nxjerrë në terren mbi 1 mijë efektivë policie. Zv/ ministria e Brendshme Rovena Voda shpjegon se 324 prej tyre janë të rendit public, si dhe efektivë nga sektorë të tjerë përkatës.
Voda shprehet se ndryshe nga vitet e mëparshme këtë herë në disa zona janë ngritur posta policore improvizore, e ndërsa në Bashkinë e Shkodrës, janë vërejtur mangësi në përmbushjen e këtij plani masash.
Ndërkohë për t’u ardhur në ndihmë pushuesve, edhe Ministria e Shëndetësisë ka caktuar në zonat bregdetare nga një ambulancë, për t’u dhënë atyre ndihmën e parë mjekësore.