Është mbajtur mesha e shenjtë në kishën e Shënkollit për ti thënë jo abortit dhe po jetës. Gjatë predikimit famullitari dom Vlash Palaj është ndalur tek ky fenomen duke I bërë thirrje të gjithëve që mos të ndërpresin jetën e foshnjave pavarësisht rrethanave të jetës.

Pas kremtimit të meshës besimtarët katolikë udhëhequr nga famullitari dom vlash palaj zhvilluan procesionin e lutjeve nga kisha drejt maternitetit duke u lutur të gjithë së bashku për të ndalur këtë fenomen I cili po ndërpret jetë foshjash të pafajshme.

Të gjithë besimtarët mbanin në duar sloganet e shkruara kundër abortit dhe ashtu në këmbë përshkuan rrugën drejt spitalit duke u lutur që ky fenomen të ndalet tashmë

Kisha shpesh herë ka shprehur mbrojtje dhe mbështetje për fëmijët të cilët prindërit I kanë braktisur.

 

Artikulli paraprakTHIRRJA VAZHDON TË KTHEHET NË NDIHMË
Artikulli tjetërTRANSPARENCA DHE LLOGARIDHENIA NE NIVEL VENDOR