Ditët e Mjedës, vijon sërish aty ku nisi, në Kukël të Bashkisë Vau Dejës, në shtëpinë muze të poetit të madh të letrave shqipe, Ndre Mjeda.
Ne edicionin e 12-te te tij, Ditët e Mjedës, ka mbledhur rreth tij studiues, perfaqesues te pushtetit vendor, nderkohe qe nuk kane munguar as miq nga diaspora shqiptare. Drejtori i Qëndres Muzeore Ndre Mjeda, Dom Nik Ukgjini ka folur për rëndësinë e ketij takimi, që këtë vit ka bashkuar dy figura, Ndre Mjeden dhe Pjetër Budin. e pranishme ne kete aktivitet ka qënë edhe dekania e Fakultetit te Shkencave Shoqerore, Mimoza Priku, e cila deklaroi se ky vend, është një mesazh që tejcohet per cdo brez. Studiues, dhe te ftuar jane ndalur tek vecorite dhe te perbashketat mes Budit dhe Mjedes. Ne kukel, eshte kujtuar se bashku 450 vjetori i lindjes se Pjeter Budit dhe 150 vjetori i lindjes se poetit Ndre Mjeda, dy kollose te letrave shqipe.