Ndonëse një ndër zonat e harruara të Shqipërisë, thuajse e izoluar dhe larg vëmendjes se strukturave shtetërore prej vitesh, Puka, kjo treve me tradita pas te cilës janë te lidhura një ser ngjarjes historike nuk harrohet nga bijtë e saj.
Ashtu siç ndodh prej tete vitesh edhe ne këto dite nëntori biznesmenët dhe intelektualet pukjan qe jetojnë në metropolin shqiptar u rikthyen serish duke u bere bashke atje ne mesin e bjeshkëve te Pukës. Njohja me problematikat e qytetit, kontributi aq sa munden për të, ringjallja e jetës kulturor-artistike dhe promovimi I vlerave turistike te kësaj zone, ky është dhe qëllimi I kësaj veprimtarie te përvitshme ne Puke, e cila gjate vitit te fundit po bene gjithnjë e me shume përpjekje për te dal nga harresa qeveritare. Mungesa e Investimeve, kolapsi financiar në të cilin ndodhet Bashkia si pasoje e borgjeve te trashëguara ,nevoja për përmirësimin e infrastrukturës dhe përmirësimi I shërbimeve shtetërore ndaj këtij komuniteti qe bie preh e reformave qeveritare prej 20 vitesh ishin kryefjala e Sofrës Pukjane edhe kete vit.