“Harmonizimi i studimit mjedisor dhe mësimdhënia me politika të qëndrueshme” ishte tema e konferences se mbajtur ne ambientet e rektoratit te universitetit “luigj gurakuqi”.
Takimi ishte ne kuadrin shkencor nderkombetar teksa vinte ne në bashkëpunim me Shoqatën Mjedisore Ballkanike (Balkan Environmental Assocatiation, B.EN.A) .Kjo eshte konferenca e tretë shkencore ndërkombëtare ndersa rektori I Universitetit te Shkodres Artan Haxhi u shpreh se “Kërkimi dhe edukimi në shkencat natyrore” të fokusuar tek tema: “e mjedisit permes politikave do te nxjerr ne pah rezultatet me te mira te eksperteve te huaj. Kryebashkiakja Voltana Ademi vuri theksin tek vemendja ndaj liqenit te shkodres sin je pasuri natyrore ndersa kerkoi bashkpunimin e studenteve ne permbushjen e metodave innovative. Kjo konferencë mblodhi së bashku studiues dhe pedagogë të shkencave të natyrës, për të diskutuar rreth metodologjive të mësimdhënies së shkencave të natyrës në të gjitha nivelet e shkollimit dhe mësimdhënies me politika të qëndrueshme për mjedisin.Në këtë konferencë janë mirëpritur studiues dhe pedagogë të rinj, që mbulojnë këto tematika të rëndësishme të shkencave të natyrës.Prezantimet në konferencë jane bere permes kumtesave dhe posterave.