Nën kujdesin e MEPJ, nisin sot punimet e Samitit të grave afgane, takimi më i madh i tre viteve të fundit të grave dhe vajzave aktiviste të të drejtave të njeriut nga Afganistani. Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në fjalën e tij deklaroi se kjo është një ngjarje historike dhe eventi i parë që mbledh një numër kaq të lartë të grave afgane. Ai tha se regjimi taleban po përkeqëson situatën e grave në Afganistan.

“Regjimi taleban po përkeqëson situatën e përditshme në vend. Rrezikohet autonomia dhe ekzistenca e grave dhe vajzave afgane në shoqëri. Masat e talebanëve, diskriminim sistematik i bazuar në gjini. Vajzave dhe grave u ndalohet e drejta për të ndjekur arsimin e mesëm dhe të lartë.

Targetimi i grave jo i rastësishëm, ato janë pjesa më luftarake e shoqërisë njerëzore. Gratë afgane vijojnë të tregojnë një qëndresë dhe guxim të jashtëzakonshëm. Komuniteti ndërkombëtar të zgjerojë mbështetjen e tij dhe të amplifikojë përpjekjet”, tha Hasani.

Artikulli paraprak23 VITE NGA SULMI I 11 SHTATORIT/ MINISTRI HASANI: QËNDROJMË ME ALEATIN TONË STRATEGJIK NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT
Artikulli tjetërPRESIDENTI IZRAELIT SOT NË TIRANË, TAKIM ME RAMËN DHE BEGAJN