Mbahet për të katërtin vit në Zadrimë Panairi i Gjelit të Detit

 

Në Zadrimë të Lezhës është mbajtur Panairi Tradicional i Gjelit të Detit. Fermerë të zonës nxjerrin shitje shpendin simbol të tryezës së ndërrimit të viteve. Ministri i Bujqësisë që pa nga afër panairin u apeloi fermerëve që ta mbarështojnë këtë shpend në cdo periudhë të vitit. Për të katërtin vit radhazi në Zadrimë të Lezhës është organizuar Panairi i Gjelit të Detit. Fermerë të zonës që e kanë traditë mbarështimin e këtij shpendi u mblodhën në Fishtë për të promovuar këtë produkt, simbol i tryezes natën e ndërrimit të viteve. I pranishem në këtë aktivitet Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se mbarështimi i gjelit të detit nuk duhet të jetë sezonalë, por gjatë gjithë vitit. Bashkia dhe biznese të Lezhës i kërkuan Ministrist të Bujqësisi t’i japë më shumë prioritet prodhimit vendas. Në këtë panair u prezantuan dhe prodhimet bujqësore të Zadrimës, zona ku rriten më shumë se 20 mije gjela deti në vit, dhe që e ka traditë prej vitesh mbashtrimin e këtij shpendi.

Artikulli paraprak3 MILIONË EURO VJEDHJE, SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE
Artikulli tjetërKONFERENCË PËR DHUNËN NDAJ FËMIJËVE HYSI: LIGJI I MIRË POR DUHET ZBATUAR