Arrestohet në Tiranë bashkëpunëtori i pestë i pengmarrjes së 31-vjeçarit J.P në ”Korinthos” të Greqisë.

I arrestuari është shtetasi i identifikuar me inicialet L. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërsa më 23 gusht policia greke pas sinjalizimit nga Interpol Tirana vuri në pranga katër shtetas të tjerë po shqiptar, një grua dhe tre burra, si dhe bëri të mundur lirimin e pengut që mbahej në një banesë në Korinthos.

Pengmarrja
31-vjeçari i identifikuar me inicialet J. T ishte zhdukur prej 20 ditësh dhe të afërmit që jetonin në Shqipëri të alarmuar kishin bërë denoncim në polici. Do të ishte një telefonatë e pengmarrësve drejt familjes, që do ti vinte ata në dijeni se çfarë po ndodh me djalin e tyre. 4 personat që rrëmbyen 31-vjeçarin kërkuan nga familja shumën prej 10,000 euro për ta liruar. Familjarët bënë denoncimin në policinë e Tiranës.

Lirimi i pengut
Operacioni per lirimin e pengut u bë më 23 gusht 2019. Mes policisë së Tiranës dhe policisë greke pati shkëmbim të informacioneve në kohë reale.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë morën informacion se në një fshat të Korinthos, Greqi, disa shtetas shqiptarë për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.

Policia e Tiranës, falë informacionit të grumbulluar për vendndodhjen e saktë të autorëve dhe vendit ku mbahej peng shtetasi J.T., i ka dhënë nëpërmjet Interpol Tirana, Policisë greke informacion të saktë në kohë reale mbi vendndodhjen (adresën e banimit) të personit të marrë peng dhe pengmarrësve. Policia greke mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve” informoi sot policia e shtetit shqiptar.

U arrestuan ne Greqi:
Xh.N., 49 vjeç, banues në Tiranë.
H.M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.
B.M., 41 vjeç, banues në Tiranë.
M.M., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë vazhdon punën intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.
Operacioni u kodua “Korinthos”.

Artikulli paraprakME PISTOLETË NË BREZ PËR TË VRARË NËNËN E TIJ, KAPET 38-VJEÇARI
Artikulli tjetërPROTESTAT NË HONG KONG DALIN JASHTË KONTROLLI, POLICIA GJUAN ME ARMË ZJARRI