Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me akisonin e saj për kontrollin e sigurisë ushqimore në restorante.
Gjatë inspektimit AKU evidentoi tre restorante që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Gjatë kontrollit që DRAKU, Gjirokastër ushtroi në subjektin me aktivitin “restorant” Përmet u konstatua ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.
Ndërkohë edhe nga DRAKU, Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri” pranë sheshit Ëillson, i cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi dheme kushte të rënda higjeno-sanitare.
Të dy subjektet u mbyllën dhe u vendos masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.