Arrestohet një shtetas për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” .

Sekuestrohet një armë zjarri Kallashnikov me një krehër me fishekë. Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatit Policisë Pukë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: • Pashk Ndreka , 31 vjeç, banues në Fush-Arrëz. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Pukë gjatë kontrollit të ushtruar, në ambjentet përreth banesës së këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: • Një armë zjarri automatike Kallashnikov • Një krëhër me 25(njëzetë e pesë) fishekë model 56. Kapet dhe ndalohet trafikuesi i mjeteve motorike të sekuestruara gjatë operacionit “LUKS” të zhvilluar më datë 07.04.2016. Në vijim të operacionit të datës 07.04.2016 , të koduar “LUKS” , ku Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore Policisë Shkodër bënë sekuestrimin e mjeteve luksoze, në vijim të hetimeve të kryera, Specialistët e Sektorit të Trafikut të Paligjshëm bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit : • Ritvan Hasaj , 25 vjeç , banues në Koplik ,Malësi e Madhe. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Shkodër.

Artikulli paraprakTONIGHT STAR PLUS – 19.04.2016
Artikulli tjetërGJYKATA LE NE BURG EMILJANO SHULLAZIN