Diskutimet dhe aludimet sa i takon fituesit të “Topit të Artë” kanë filluar.

Së fundmi, ka folur një nga futbollistët më të mirë në qarkullim si Kylian Mbappe. Francezi është shprehur se këtë çmimin prestigjoz e meriton Lionel Messi.

Për kampionin e botës në fuqi, argjentinasi ka qenë më i mirë në aspektin personal dhe për të është më i avantazhuar për të parakaluar kështu rivalin e tij më të madh Cristano Ronaldon.

Kur u pyet nga Der Spiegel për Topin e Artë, Mbappe u përgjigj: “Messi. Në aspektin individual, ai ka qenë lojtari më i mirë këtë vit”. Messi e mbylli sezonin 2018/19 me 51 gola, duke ndihmuar Barcelonën ta fitojë titullin e La Ligës.

Artikulli paraprakDY VIKTIMA NGA MOTI I KEQ NË GREQI
Artikulli tjetërNASA ZBULON FENOMENIN E ÇUDITSHËM DHE VDEKJEPRURËS, GJAKU I ASTRONAUTËVE MPIKSET DHE LËVIZ NË DREJTIM TË KUNDËRT